Itali, qeveria kërkon rritjen e defiçitit për të rritur ekonominë

schedule08:59 - 21 Shtator, 2018

schedule 08:59 - 21 Shtator, 2018

Qeveria italiane ka dalë sërish kundër Bashkimit Europian sa i takon ekonomisë, duke deklaruar se është e gatshme të rrisë defiçitin buxhetor përtej parametrave të vendosura nga Brukseli. Aktualisht Italia ka borxhin më të lartë në BE, pas Greqisë.

Koalicioni qeverisës në Itali synon të nxisë rritjen ekonomike duke rritur deficitin buxhetor të vitit të ardhshëm me më shumë se 2 për qind të prodhimit vjetor. Bëhet fjalë për një nivel që bie ndesh me kriteret e Bashkimit Europian e që mund të rrisë më shumë buxhetin mëmë të vendit. Në fillim të muajit, ministri i Ekonomisë Xhovani Tria siguroi Brukselin se do t’u përmbahet parimeve në përpjekjet për të përmirësuar financat e Italisë, përfshirë këtu reduktimin e defiçitit, që i shërben cikleve ekonomike.

Por tani Tria, anëtar i një prej partive në pushtet, ndodhet i bllokuar mes dy zjarreve, me paritnë anti-sistem Lëvizja 5 Yjet dhe atë ekstremiste Liga e Veriut, që duan të rrisin shpenzimet publike sikundër premtuan gjatë fushatës elektorale. “Unë mendoj se mund ta kalojmë kufirin prej 2 për qind dhe të marrim masa serioze për të futur vendin në shinat e rritjes në vend të masave demagoge”, ka deklaruar nënsekretari i kabinetit qeveritar Xhankarlo Xhorxheti. Për të përmirësuar situatën e borxhit, deficiti buxhetor i Italisë duhet të mbetet mes kuotave 1.5 dhe 1.7 për qind të GDP-së.

Aktualisht borxhi i Italisë është 132 për qind e GDP-së, që është dhe më i larti në radhët e BE-së pas Greqisë. Ministri Tria synon ta mbajë atë në 1.6 për qind, por burime nga 5 Yjet dhe Liga kanë deklaruar për “Reuters” se e duan të paktën 2.5 për qind dhe jo nën 2 për qind. Duke folur lidhur me këtë çështje në fund të samitit të Salzburgut, kryeministri Xhuzepe Konte u ka thënë gazetarëve se buxheti duhet të përcjellë mesazhin se financat e shtetit janë brenda normave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!