Itali, Prokurori: Akoma asnjë të hetuar për rrëzimin e urës Morandi

schedule14:19 - 23 Gusht, 2018

schedule 14:19 - 23 Gusht, 2018

“Nuk kemi asnjë të hetuar për rrëzimin e urës Morandi në Xhenova. Këtë e ka thënë prokurori Francesco Cozzi. “Kam lexuar në media se 10-12 persona janë futur tek lista e të hetuarve: Kjo nuk është e vërtetë”, nënvizoi ai duke shtuar se ka marrë në dorëzim dokumentacion shumë të rëndësishëm nga drejtoria e kompanisë “Autostrada për Italinë” në lokalitete të ndryshme. Për këtë Cozzi tha se veprime të mëtejshme do të ndërmerren.

“Një gjendje e rëndë degradimi është konstatuar gjithashtu në pjesën perëndimore të urës Morandi”, bën të ditur prokurori. Shkalla e degradimit, e konsideruar serioze nga pala tjetër, erdhi si rezultat i gjetjeve të konsulentëve të emëruar nga Prokuroria Publike. “Konsulentët do të informojnë prokurorët publikë pasi të jenë njoftuar organet kompetente për ta vendosur në siguri ose për ta shembur”, shprehet Cozzi.

Gjendja serioze në pjesë perëndimore të urës Morandi, i konstatuar nga specialistët e prkurorisë, është I njëjtë me atë të pjesës lindore dhe me pjesën e shembur. Ndërkohë, e gjithë zona përreth urës vijon të jetë e mbyllur nga organet e rendit për shkak të frikës së shembjeve të mundshme. Mbikalimi rrugor Morandi u shemb me 14 gusht dhe u mori jetën 43 personave, mes të cilëve dhe 2 shqiptarë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!