Itali/ Megaoperacion për shkatërrimin e 3 bandave kriminale, 25 të arrestuar

schedule13:48 - 4 Tetor, 2018

schedule 13:48 - 4 Tetor, 2018

Policia italiane ka zhvilluar operacione të gjera në provincën e Leçes, Foxhas dhe Barit për të shkatërruar 3 grupe kriminale. Mësohet se agjentët kanë ekzekutuar 25 urdhër-arreste. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane që citojnë policinë.

Raportohet se vetëm në Bari janë arrestuar 17 persona. Ata bënin pjesë në klanin mafioz Velluto. Hetuesit kanë zbuluar se ata trafikonin drogë, kryesisht marijuanë, të cilën e merrnin nga Shqipëria.

Gjatë periudhës së hetimeve dhe operacionit të sotëm, policia italiane ka sekuestruar 7 kuintalë marijuanë. Sipas mediave kjo sasi kap vlerën e 5 milionë eurove. Marijuana ishte transportuar nga brigjet shqiptare.

Mësohet se gjatë operacioneve, ku u angazhuan 330 agjentë policie, janë sekuestruar dy skafe që përdoreshin për trafikimin e drogës si dhe armë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!