Itali, mbyllet qendra më e madhe e emigrantëve në Europë

schedule19:55 - 9 Korrik, 2019

schedule 19:55 - 9 Korrik, 2019

Autoritetet italiane kanë mbyllur një qendër emigrantësh të ngritur në ishullin e Siçilisë, që ishte dhe më e madhja në Europë. Procesi është ndjekur nga afër nga zëvendës kryeministri Mateo Salvini, i njohur për linjën e ashpër ndaj emigrantëve.

Një qendër emigrantësh në ishullin italian të Sicilisë, dikur më e madhja në Europë, është mbyllur nga autoritetet. Ministri i Brendshëm Mateo Salvini ndoqi nga afër mbylljen e qendrës Mineo, që në momentet e pikut strehonte mbi 4 mijë emigrantë.

Lideri i partisë populiste Liga e Veriut është i njohur për linjën e ashpër kundër emigrantëve. Ai e transmetoi direkt shëtitjen e tij në kampin e boshatisur. Italia është porta hyrëse kryesore e emigrantëve që nga Afrika e Veriut, përmes Mesdheut synojnë të arrijnë Europën.

Qeveria e saj populiste është përpjekur të reduktojë numrin e ardhjeve duke u ndaluar anijeve që shpëtojnë emigrantët të hyjnë në portet e saj. E ndërsa numri i emigrantëve që mbërrijnë në territorin italian ka rënë në mënyrë drastike nga 181 mijë në 2016 në 3 mijë e 71 këtë vit, përpjestimi i atyre të vdekur ose të humbur është rritur me 667 njësi.

Disa orë përpara mbylljes së të martës, një varkë e doganave italiane mbërriti në portin siçilian të Pocalos me 47 emigrantë të shpëtuar që synonin të arrinin ishullin e Lampeduzës.

Sipas mediave italiane, emigrantët ishin nga Tunizia dhe vende të Afrikës nën-Sahariane. Komisioneri i BE për Punët e Brendshme dhe Emigracionin, Dimitris Avramopulos i ka bërë thirrje bllokut europian që të arrijë një marrëveshje të përkohshme për pranimin e emigrantëve derisa të bihet dakord për reforma të përhershme./ABC News Albania 24/7