ITALI- Në Vigevano të Italisë, pasditen e së premtes, një burrë goditi me makinë një nënë 41-vjeçare dhe foshnjën e saj 9-muajshe, e cila ishte në një karrocë.
Menjëherë më pas shoferi, 39 vjeç, me origjinë nga Amerika e Jugut, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Fëmija dhe nëna u transportuan në spital, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë. Autori i dyshuar i ngjarjes, 39-vjeçari, u kap disa orë më vonë nga oficerët e policisë lokale/ abcnews.al