Autoritetet italiane zbuluan dhe identifikuan minorenin që shkaktoi panik në një diskotekë pasi përdori një spraj djegës. Emri i tij nuk bëhet publik për arsye hetimore. Adoleshenti që është rezident në qytetin e Korinaldos në provincën e Ankonës ku ndodhi ngjarja, me veprimin që bëri shkaktoi panik në sallë dhe si pasojë e kësaj humbën jetën 6 persona. Ai rrezikon të akuzohet për vrasje. Ndërsa nga ana tjetër, gjendja e 6 personave të tjerë që u lënduan është përmirësuar. Disa prej tyre pësuan dhe tronditje të rënda duke kaluar në koma. Por fatmirësisht gjendja është përmirësuar dhe janë të vetëdijshëm./abcnews.al
Itali, identifikohet adoleshenti që shkaktoi tragjedinë në diskotekë
schedule22:45 - 9 Dhjetor, 2018
schedule 22:45 - 9 Dhjetor, 2018