Një italian, i dënuar me 21 vite burg për vrasjen e një të riu, do t’i japë fund beqarisë në burgun Civitavecchia. Sipas mediave italiane, data e dasmës është caktuar me 16 Prill.
Nusja është një 28 vjeçare, e cila ra në dashuri me Mario Pincarellin duke e parë në lajme dhe duke ndjekur çështjen gjyqësore. Ata janë parë vetëm një herë në një seancë gjyqësore. /abcnews.al