Një episod dramatik është shënuar në Rimini të Italisë, ku një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar për tentativë vrasjeje.
Sipas mediave italiane, ai goditi bashkëshorten në kokë dhe këmbë sapo u kthye në shtëpi dhe ndërsa mbante në krahë vajzën 14 muajshe.
Pasi hyri në shtëpi, gruaja dyshohet se u godit vazhdimisht me një okllai, që i shkaktoi lëndime të konsiderueshme në kokë dhe këmbë.
Skena u përshkrua si shumë e dhunshme dhe shumë fqinjë raportuan se kishin dëgjuar britma që vinin nga brenda shtëpisë. Pas alarmit, efektivët kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke e gjetur gruan në gjendje kritike./abcnews.al