Është ngjitur në 41 bilanci i viktimave të tragjedisë së urës Morandi, në Xhenova të Italisë. Në orët e fundit skuadrat e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat mjetin ku udhëtonte një familje prej 3 anëtarësh, një vajzë 9 vjeçe dhe dy prindërit. Sipas mediave italiane, makina e familjes Çekala ishte shtypur tërësisht nga një bllok i madh betoni që ishte pjesë e copës së shembur të urës. Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë dhe vendi i ngjarjes është vizituar mëngjesin e së shtunës nga presidenti i Italisë, Serxho Matarela./abcnews.al
Itali, gjenden 3 trupa të pajetë poshtë urës Morandi
schedule10:58 - 18 Gusht, 2018
schedule 10:58 - 18 Gusht, 2018