Një burrë i është nënshtruar operacionit të amputimit të penisit pasi dyshohej se kishte tumorr, por sipas analizave histologjike, të kryera më vonë, rezulton që mjeku ka gabuar dhe burri nuk vuante nga një patologji tumorale.
Ngjarja ka ndodhur në Arezzo, Itali teksa pacienti ka hedhur në gjyq mjekun për tu dëmshpërblyer.
Urologu që e operoi tashmë rrezikon të përfundojë në burg, ndërsa pacienti e konsideron veten viktimë të një dëmi shumë të rëndë dhe kërkon dëmshpërblim.
Çështja shëndetësore, siç raporton “Corriere di Arezzo”, është objekt i një dosjeje gjyqësore që do të mbërrijë në sallën e Gjykatës së Arezzo-s. Seanca paraprake është përcaktuar më 9 mars dhe gjykatësi do të jetë Claudio Lara.
I akuzuari është një mjek tridhjetë vjeçar, i cili më 13 nëntor 2018 kreu operacionin në spitalin San Donato në Arezzo ndaj një burri, të lindur në vitin 1954, i cili më parë në tetor ishte ekzaminuar për tumorr.
Sipas dëshmisë së avokatëve të pacientit, dyshohej për një patologji tumorale të penisit, por sipas disa analiza të kryera më vonë rezulton që mjeku ka gabuar dhe burri nuk vuante nga një sëmundje.