ITALI/ Babai shpëton nga mbytja dy vajzat e tij binjake, por 47-vjeçari nuk ia del dot, pëson atak dhe vdes vetë

schedule10:30 - 19 Qershor, 2022

schedule 10:30 - 19 Qershor, 2022

Një 47-vjeçar nga Bari vdiq në det rreth orës 15:00 të ditës së djeshme në Forcatella, në provincën e Brindisit.

Ai shpëtoi dy vajzat e tij binjake 11-vjeçare, të cilat nuk mundën të ktheheshin në breg.

Burri ishte në plazh bashkë me familjen e tij kur pa dy vajzat që ishin duke u mbytur për shkak të dallgëve të forta të shkaktuara nga era.

Ai menjëherë u zhyt në det dhe arriti t’i shpëtojë.

Megjithatë, 47-vjeçari  mbeti i bllokuar nga dallgët.

Pushuesit e tjerë u zhytën për ta ndihmuar, por në kohën kur arritën tek ai, tashmë ishte vonë.

Përpjekjet e stafit të 118 për ta rikthyer ishin të kota. Dyshohet se 47-vjeçari pësoi një atak në zemër nga sforcimi i tepruar. Hetimet janë në vazhdim./Abcneës.al/