Një 47-vjeçar nga Bari vdiq në det rreth orës 15:00 të ditës së djeshme në Forcatella, në provincën e Brindisit.
Ai shpëtoi dy vajzat e tij binjake 11-vjeçare, të cilat nuk mundën të ktheheshin në breg.
Burri ishte në plazh bashkë me familjen e tij kur pa dy vajzat që ishin duke u mbytur për shkak të dallgëve të forta të shkaktuara nga era.
Ai menjëherë u zhyt në det dhe arriti t’i shpëtojë.
Megjithatë, 47-vjeçari mbeti i bllokuar nga dallgët.
Pushuesit e tjerë u zhytën për ta ndihmuar, por në kohën kur arritën tek ai, tashmë ishte vonë.
Përpjekjet e stafit të 118 për ta rikthyer ishin të kota. Dyshohet se 47-vjeçari pësoi një atak në zemër nga sforcimi i tepruar. Hetimet janë në vazhdim./Abcneës.al/