“Itali-Angli finalja e Euro 2020”, fituesi i “Topit të Artë” i bindur

schedule16:20 - 2 Korrik, 2021

schedule 16:20 - 2 Korrik, 2021

Shumë emra të mëdhenj janë eliminuar nga Euro 2020, por kombëtare të forta vazhdojnë të jenë në garë për fitimin e trofeut të madh.

Hristo Stoichkov, i vetmi bullgar që ka fituar “Topin e Artë” (1995 kur ishte pjesë e Barcelonës), shprehet i bindur se në finale do të shohim duelin Itali-Angli.

 

Hristo Stoichkov

Deri tani kemi shijuar një Europian të shkëlqyer. Grupi i ‘ferrit’ (grupi F ku bënin pjesë Gjermania, Franca, Portugalia dhe Hungaria) u kthye në grupin e humbësve.

Nuk është aspak e lehtë të bësh një parashikim në lidhje me skuadrat që do të dalin në finale, por, në këto momente, finalja ime është Itali-Angli“, deklaroi Stoichkov. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!