Itali, 3 vëllezër fshehën vdekjen e babait për t’i marrë pensionin

schedule11:24 - 6 Korrik, 2023

schedule 11:24 - 6 Korrik, 2023

Për t’i marrë pensionin babait të tyre, në shumën prej tre mijë eurosh, fëmijëve të tij u lindi ideja që të mos deklaronin vdekjen e tij dhe ta fshihnin trupin në një zonë të izoluar të Italisë, sipas autoriteteve.

Trupi i Bruno Denlegro u gjet një vit më parë në Abruzzo të Italisë, ku policia po merrte në pyetje këto ditë djemtë e tij dhe të dashurën e njërit prej të treve. Sipas botimit britanik duke cituar autoritetet italiane, trupi u gjet nga alpinistë në një vend të largët në rajonin e Abruzzo-s në vitin 2022.

Atje u fsheh nga tre djemtë e tij, të cilët merrnin pensionin e babait të tyre pasi nuk kishin deklaruar vdekjen e tij. 81-vjeçari Delnegro kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Trupi i tij u gjet nga dy alpinistë kanadezë korrikun e kaluar në një shpellë rreth 350 kilometra larg shtëpisë së tij në qytetin bregdetar të Trani, në jug të Pulias. Para se të dërgohej në shpellë, babai i tre vëllezërve thuhet se kishte vdekur disa ditë më parë, raportojnë mediat italiane.

Djemtë e Delnegro, Benito, Domenico dhe Salvatore, si dhe e dashura e njërit prej vëllezërve, e vendosën trupin në një thesdhe e çuan në një fshat të largët në Abruzzo.

Tre vëllezërit dhe vajza që po merren në pyetje nga policia, sipas autoriteteve italiane, pritet të akuzohen për mashtrim dhe përdorim të paligjshëm të kartës së bankomatit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!