Ishte edhe ai ndër ata që shkruan historinë. Empoli u kualifikua për herë të parë që kur është themeluar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, dhe Ardian Ismajli nuk mund të mungonte.
Mbrojtësi kuqezi u kthye në ekip, madje titullar, pikërisht në momentin e duhur, pasi humbi 5 ndeshje dhe mungoi 25 ditë për shkak dëmtimi.
Lavdia bëhet më e madhe kur kualifikimi u arrit ndaj Juventusit, skuadrës më të shquar të Italisë, dhe rekordmene e fitores së këtij konkurrimi me 15 trofe.
Ismajli ishte në fushë 45 minuta, dhe u zëvendësua në pushim.
Ai mori nota pozitivë si 6.5 nga “Skaj Sporti” I Italisë për kontributin në mbulimin e fortë të sulmuesit kryesor të bardhezinjve, Vlahoviç.
“Gol.com” I dha notën 6, gjithashtu si një nga lojtarët kryesorë të Empolit për aq sa luajti.
Pati fillimisht alarm për daljen e tij nga fusha, por mediat e lidhura me “La Gazeta delo Sportin” informojnë se nuk ka asnjë problem, që zëvendësimi ishte planifikuar, dhe se Ismajli thjesht ndjeu një dhimbje të vogël në gju.
Jusef Maleh kaloi toskanët në epërsi në 24’, dhe Juve pati nevojë për lojën shumë të mirë nga Turam për të barazuar në 66’.
Shtesa nuk pati dhe tek penalltitë gabuan Vlahoviç e Jildiz duke sanksionuar kualifikimin e Empolit.
Skuadra e Ismajlit mund të bëjë edhe më shumë histori sepse përballë në gjysmëfinale nuk ka një gjigand, por Bolonjën.
Në gjysmëfinalen tjetër luhet derbi Inter-Milan./abcnews.al