Mbi 8 mijë persona janë evakuuar nga zjarret në ishullin grek të Rodos. Guvernatori Rajonal i Egjeut Jugor, Giorgos Hatzimarkos tha se po përdorin çdo mundësi për të shpëtuar jetë njerëzish.
“Mijëra njerëz, mbi 8,000 vendas dhe vizitorë janë larguar nga shtëpitë dhe akomodimet e tyre për të ardhur në vende të sigurta”, tha guvernatori në një intervistë për mediat greke.
Të gjithë autobusët e kompanisë së transportit komunal tashmë janë nisur drejt Rodosit Jugor për të marrë turistët dhe banorët. Shumica e vizitorëve të huaj janë transportuar me autobusë turistikë.
Gjithashtu, tre tragete do të përdoren si hotele lundruese./abcnews.al