“Ishte vendi që mbrojta për 6 sezone dhe shtëpia e familjes time”, Skriniar i thotë lamtumirë Interit

schedule13:48 - 1 Korrik, 2023

schedule 13:48 - 1 Korrik, 2023

Milan Skriniar nuk është më lojtar i Interit. Pas gjashtë vitesh, zikaltërit dhe mbrojtës sllovak i thonë lamtumirë përfundimisht njëri tjetrit pas një historie të gjatë dhe të bukur së bashku, e cila përfundoi me një largim po aq të dhimbshëm dhe të ngadaltë që zgjati rreth gjashtë muaj.

Urimi nga klubi ka mbërritur dje, në ditën e fundit të përfundimit të kontratës dhe tani është vet mbrojtësi që përshëndet Interin në Instagram.

“Vitet e fundit Italia, Milano dhe San Siro janë bërë shtëpia ime dhe e familjes sime, në stadiumin tonë kemi ndërtuar dhe festuar fitoren tonë më të bukur me Scudetton. Ishte vendi që mbrojta për 6 sezone, por ku fillimisht u ndjeva i mbrojtur, falë dashurisë dhe entuziazimit që më keni treguar gjithmonë ju tifozët dhe kjo do të mbetet e pashlyeshme në zemrën time.

Një mendim i veçantë shkon për shokët e mi, të gjithë trajnerët, për kompaninë dhe për të gjithë bashkëpuintorët që kanë kontribuar çdo ditë në rritjen time njerëzore dhe profesionale në këto gjashtë vite.

Faleminderit Inter për të gjitha emocionet që më keni bërë të ndjej, në fitore por edhe pas disfatave më të dhimbshme.

Faleminderit Inter! Faleminderit Milano! Me dashuri, Skri”, shkruante ish-mbrojtësi zikaltër./h.ll/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ??Milan Škriniar (@milanskriniar)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!