“Ishte si vëlla për mua”, arkitekti italian kujton shqiptarin që humbi jetën në aksident

schedule09:50 - 20 Maj, 2019

schedule 09:50 - 20 Maj, 2019

47-vjeçari shqiptar Fatmir Halili humbi tragjikisht jetën të dielën pas një aksidenti me motor në Itali. Baba i tre fëmijëve, Halili ishte i pasionuar pas motoçikletave, ku bënte pjesë edhe në një klub motoristësh.

Shqiptari punonte si murator në Sciacca. Për ndarjen nga jeta reagoi edhe një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të shqiptarit në punë, arkitekti Michele Coco.

“Ishte si vëlla për mua, kam kaluar ditë të tëra me të. Ishte i zoti në punë dhe një njeri i shkëlqyer”, është shprehur ai mes emocionesh.

Arkitekti Michele Coco dhe Fatmir Halili

47-vjeçari jetonte në Sciacca që prej vitit 1991. Siç shkruajnë mediat lokale atje, ai mbante dy nënshtetësi, shqiptare dhe italiane.

Ai humbi jetën në një aksident në një autostradë në Palermo. Sipas autoriteteve, Halili humbi kontrollin e motoçikletës me të cilën udhëtonte dhe për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë. Hetuesit po punojnë që të zbulojnë shkakun pse 47-vjeçari humbi kontrollin e motorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!