Një 48 vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë. Mësohet se personi në fjalë ishte shpallur në kërkim nga policia e Fierit për veprën penale dhunë në familje.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë kanë kapur në dalje të RSH-së dhe kanë ndaluar në bashkëpunim me shërbimet e DVP Fier, shtetasin I. S., 48 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Shtetasi I. S. iu dorëzua shërbimeve të DVP Fier, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.”, njofton policia./abcnews.al