Një 24-vjeçare e shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Tiranës.
Në kuadër të operacionit “Bribery” u bë arrestimi i M.Ç, 24 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim pasi nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, me anë të ndikimit të paligjshëm, ka mashtruar persona të ndryshëm, duke iu premtuar kalimin e mallrave në doganë, pa kontroll doganor, kundrejt vlerave monetare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/