Ishte pro luftës në Ukrainë, përjashtohet nga Lojërat Paraolimpike kampioni rus

schedule15:30 - 5 Prill, 2024

schedule 15:30 - 5 Prill, 2024

Federata Botërore e Mundjes njoftoi përjashtimin e dy herë kampionit olimpik të artë në stilin e lirë, Abdulrashid Sadulaev nga turneu europian paraolimpik.

Mundësi rus duhetj të garonte si neutral dhe të kërkonte një biletë për Olimpiadën e Parisit, por federata vendosi që ai nuk i plotëson kriteret e neutralitetit të vendosur nga IOC, pasi ai ka shprehur mbështetjen e tij për luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Sadulaev, i cili fitoi medaljen e artë në 2016 në Rio dhe në vitin 2021 në Tokio, fillimisht ishte pranuar si neutral, por çështja e tij u rishqyrtua në dritën e informacioneve të reja që erdhën në dijeni të komitetit kompetent të federatës ndërkombëtare.

Ndër të tjera, rezultoi se sportisti mbetet anëtar i Dinamo Moskës, një klub i lidhur me shtetin rus, i cili është kundër kushteve të vendosura nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, për të pranuar atletët nga Rusia, por edhe nga Bjellorusia si neutral.

Mundësi i njohur si “Tanku i Dagestanit” ishte fotografuar me ushtarë rusë dhe kishte bërë deklarata publike në favor të luftës./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!