Frank Lampard u shkarkua nga Everton pas më pak se një viti në krye të skuadrës. Ish trajneri i Chelsea zëvendësoi Rafael Benitez janarin e kaluar, por nuk arriti të ndalojë rezulatet negative në klub.
Një humbje zhgënjyese 2-0 ndaj rivalëve të rënies West Ham të shtunën rezultoi të ishte pika e fundit. Ish-trajneri i Burnley, Sean Dyche dhe ish-trajneri i Leeds, Marcelo Bielsa janë dy favoritët për të pasuar legjendën e Chelsea.
Wayne Rooney dhe David Moyes, aktualisht te West Ham, janë gjithashtu në garë.
Gjithashtu u raportua se Lampard ishte përfshirë në një grindje me disa nga lojtarët e tij. /G.D abcnews.al/