Ishte parashikuar të hënën, zyrtari i lartë i BE zbulon arsyen e shtyrjes së takimit Kosovë-Serbi

schedule18:45 - 25 Shtator, 2020

schedule 18:45 - 25 Shtator, 2020

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka zbuluar arsyen për shtyrjen e takimit të parashikuar për ditën e hënë mes dy vendeve. Lajçak thotë se ky vendim ka ardhur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Për shkak të kujdesit lidhur me COVID19, takimi i Dialogut i planifikuar për të hënën javën e ardhshme do të shtyhet”, shkruan Lajçak në twitter.

Takimi i nivelit të lartë ishte parashikuar midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb Alaksandër Vuçiç.

Pritet që takimi i radhës të ketë në fokus vetëm çështjet financiare për pronat dhe se nuk do të përfshihet në diskutim çështja e komunave jo-shumicës pasi palët nuk janë dakorduar./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!