“Ishte paralajmëruar”, çfarë thotë Artan Hoxha për vrasjen në Elbasan: Dëshmori i parë i zgjedhjeve

schedule17:38 - 21 Prill, 2021

schedule 17:38 - 21 Prill, 2021

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar për vrasjen sot në Elbasan me prapavijë politike duke e cilësuar si të paralajmëruar.

“Kronika e nje vrasje të paralajmeruar…Asgje jashte parashikimeve…

Deshmori” i pare i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, eshte mjeku psikiater Pjerin Xhuvani.

Ndersa autori i dyshuar, nje nga efektivet me te trajnuar te Forcave Speciale, qe ka sherbyer 6 muaj në Afganistan si instruktor trajnimi i policise Afgane….” shkruan Artan Hoxha.

 

 

 


Por si ndodhi ekzekutimi në Elbasan?

Mesditën e sotme rreth orës 14:00 në lagjen “5 Maji” përpara zyrës elektorale të PD-së në Elbasan ndodhi një përplasje me armë me prapavijë politike.

Në përfshirë ishin dy grupe, PS dhe PD. Nga grupi i PS-së, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij Eltjon Bodinaku.

Ndërkohë që nga grupi i PD-së u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç. Autori i vrasjes së Xhuvanit sipas policisë është Arbër Papleka, gjithashtu pjesë e PD-së në Elbasan.

Konflikti mes palëve nisi pas denoncimit të grupit të PD-së se në zonën e “5 Majit” po lëvizte një makinë ku socialistët po shpërndanin lekë për zgjedhjet. Në kërkim për ngjarjen është shpallur Kelmend Xhaferri i njohur edhe si Kel Çami. / Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!