Një plumb i vetëm, i mjaftoi agjentit special Mikhail Zakharov, për t’i dhënë fund jetës.
Sipas disa mediave lokale, Zakharov ishte pjesë e FSO-së, forcës së sigurisë elitare që ndër të tjerat merret me sigurinë e Kremlinit, qeverisë dhe vetë presidentit.
Kolegët e Zakharov kanë rrëfyer në mënyrë anonime që me fillimin e masave të pandemisë, një pjesë e mirë të personelit është infektuar me COVID-19, dhe ata që mbeten duhet të plotësonin edhe orarin e kolegëve, shpesh herë pa u paguar për orët shtesë.
Kushtet e punës dhe presioni i jashtëzakonshëm në mbrojtjen e një prej liderëve më të rëndësishëm të botës besohet se ka qenë shkaku kryesor i vetëvrasjes së Zakharov./abcnews.al