Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet egjiptiani në Rinas

schedule13:22 - 17 Shtator, 2021

schedule 13:22 - 17 Shtator, 2021

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një shtetas egjiptian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia ka arrestuar A. E., 35 vjeç, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kuvajtit.

35-vjeçari akuzohet për veprën penale “Thyerje e besimit”, parashikuar nga Kodi Penal i Kuvajtit.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Kuvajtit, një shtetas egjiptian i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht të personave që shfaqin probleme apo dyshime gjatë intervistimit, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndaluar për verifikim shtetasin egjiptian me iniciale A. E.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi A. E., 35 vjeç, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Kuvajt, për veprën penale “Thyerje e besimit”, parashikuar nga Kodi Penal i Kuvajtit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Kuvajt, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

g.v/abcnews.al