“Ishte në karrocë me rrota”, biseda e çiftit Krajka dhe Paçramit në Presidencë për dënimet e artistëve

schedule20:37 - 1 Qershor, 2021

schedule 20:37 - 1 Qershor, 2021

Emisioni VETTING

“Pallati i madh i Kulturës”, mban titullin dosja e Sigurimit të shtetit për artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit. Dosja mban numrin 126 dhe aty renditen informacione për bashkëpunëtorët brenda këtij pallati. Si e survejuan ata Vaçe Zelën, Çesk Zadenë, Krajkën e Gurakuqin. Si u hap Dosja 2b për  “babain” e muzikës shqiptare dhe ku fshihej zyra prej nga survejohej e dëmtohej Krajka. Përballja e çiftit Krajka në Presidencë me Fadil Paçramin, çfarë do t’u thoshte ai artistëve.  “Vetting” zbulon përplasjet e Vaçe Zelës me operativët e Sigurimit në udhëtimet e Ansamblit Kombëtar jashtë Shqipërisë si dhe presioni që u bëhej nga agjentët e Sigurimit të Shtetit artistëve të mëdhenj.

………………………………………

Një tjetër nyje lidhëse mes Dosjes së ish-Sigurimit të Shtetit “Pallati i Madh i Kulturës” dhe ngjarjeve të Festivalit të 11-të është  figura komplekse e Fadil Paçramit.

Raportimi i agjentëve të mbulimit në dosjen e “Pallatit të Madh të Kulturës” sugjeron se disa përkthime të porositura nga ish-politikani dhe dramaturgu  para plenumit IV, mund të kenë ndikuar në sjelljen e artistëve kundër dogmave të partisë.

 

Siç raportojnë agjentët e Sigurimit “materialet bënin fjalë për tezat e Kongresit të XXII të Partisë Revizioniste Sovjetike, që prekin probleme të artit dhe kulturës dhe disa prej tyre gjendeshin në Pallatin e Kulturës”.

Një mendim i tillë, se shumë artistë u dënuan, në vrullin e pinjollëve të partisë për të goditur  edhe emra që i kishin shërbyer si Fadil Paçrami e të tjerë, duket se e shoqëronte këtë të fundit edhe pas  rënies së diktaturës.

Semiramis Krajka kujton se rastësisht gjatë vlerësimit të Krajkës me titullin “Mjeshtri i Madh” do të shkëmbeheshin me të në Presidencë. Paçrami do të ishte asokohe në karrocë me rrota, dhe fjalët që do t’u thoshte artistëve reflektonin pendesë e falje./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!