Ishte në izolim, ndahet nga jetë në moshën 22 vjeçare futbollisti rus

schedule20:36 - 20 Prill, 2020

schedule 20:36 - 20 Prill, 2020

Tragjedi në Rusi: Futbollisti 22 vjeçar i Lokomotivës së Moskës, është ndarë nga jeta. Mbrojtësi Samokhvalov ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij, aty ku ishte prej disa ditësh i karantinuar. Klubi i Lokomotivës konfirmoi lajmin tragjik në faqen e tyre zyrtare në Tëitter.

“Me keqardhje të madhe njoftojmë për vdekjen e mbrojtësit Innokentiy Samokhvalov. Ai ka pasur një grua dhe një djalë. Kesha ishte një njeri i dashur, që i ndihmonte të tjerët dhe një shok shumë i mirë.

Ne jemi të shokuar nga kjo që ka ndodhur dhe duam të shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij”./abcnews.al