Shuhet një emër i madh i basketbollit shqiptar. Viron Toska, kreu i stafit teknik të Flamurtarit për basketboll në femra ka humbur betejën me COVID-19.
Toska ishte prej disa javësh në intubim. Ai ishte prekur nga virusi famëkeq dhe është detyruar t’i drejtohet spitalit për të marrë ndihmë të specializuar të mjekëve.
Gjendja e tij ka ardhur në përkeqësim dhe ditën e sotme mësohet se ai ka humbur jetën. Një lajm i zi për komunitetin sportiv shqiptar, që humbet një emër të njohur dhe të vlerësuar në sportin e basketbollit. /abcnews.al