Ishte në gjendje të rëndë nga Covidi, Manastirliu jep lajmin e mirë për doktorin e njohur

schedule10:20 - 15 Gusht, 2020

schedule 10:20 - 15 Gusht, 2020

Doktori i spitalit ”Shefqet Ndroqi”, Alban Hatibi e ka fituar betejën me Covid 19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në “Facebook”.

“Një lajm i mirë në këto ditë të vështira për sistemin tonë shëndetësor, në përballjen e pazakontë me COVID19!

Dr. Alban Hatibi, mjeku i përkushtuar prej 30 vitesh në shërbimin e reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi” sot e fitoi betejën e tij me Covid19”,shkruan Manastirliu.

Pak ditë më parë gjendja e doktor  Hatibit u përkeqësua ndjeshëm, por fatmirësisht tashmë gjithçka duket të jetë lënë pas dhe ai është rikthyer pranë kolegëve të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!