Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Ishte në gjendje kritike për jetën”, shpëtohet nga mbytja kompozitori Shpëtim Saraçi

schedule15:05 - 19 Gusht, 2021

schedule 15:05 - 19 Gusht, 2021

DURRËS – Është shpëtuar nga mbytja kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi. Ka qenë vrojtuesi i plazhit Ismet Keta që ka bërë të mundur nxjerrjen nga deti të kompozitorit Saraçi.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, të cilët shprehen se pas dëgjimit të britmave vrojtuesi i plazhit është futur në ujë dhe ka nxjerrë nga deti Shpëtim Saraçin.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur me datë 6 gusht në plazhin e Hamallajt.



POSTIMI I PLOTË I FEDERATËS:
Personi ne foto eshte nje personazh shume i dashur i ekranit tone. Vrojtuesit te Plazhit, @ismetketa i duheshin vetem 10 minuta per te mbyllur turnin e punes ne Resortin Vala Mar ne plazhin e Hamallajt.
Nga pjesa e plazhit publik ka degjuar britma per ndihme… Me baywatch ne dore eshte nisur menjehere drejt detit. Ai tregon se ka evidentuar dy persona qe kerkonin ndihme per mikun e tyre i cili kishte mbetur ne nje grope te krijuar nga rrymat e ujit. I lodhur nga stermundimi dhe lufta me dallget i rrezikuari ishte ne gjendje kritike per jeten. Ismeti tregon, qe j’u deshen rreth 20 minuta per te dale nga vorbulla bashke me te rrezikuarin, i cili ishte thuajse i pafuqishem per tu mbajtur tek bayëatch-i i shpetimit. Fale Zotit sot Vrojtuesit shpetuan nje personazh qe i ka dhene shume publikut nepermjet ekranit dhe do te vazhdoje t’i jape .
FREKUENTONI PLAZHET ME VROJTUES!
VROJTUESIT E PLAZHIT SHPETOJNE JETE!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!