Kupa e Kombeve të Afrikës ka marrë formë pas hedhjes së shortit, por as këtë herë nuk kanë munguar polemikat. Kombëtarja i Gabonit rrezikon përjashtimin nga kompeticioni më i madh në kontinent për shkak të regjistrimit të një lojtari.
Kombëtarja e Kongos ka denoncuar rastin në CAF (Konfederata Afrikane e Futbollit) dhe këtë e ka bërë me fakte. Sipas kongolezëve lojtari i Gabonit, Guelor Kanga, nuk është nga shteti që pretendon si dhe mosha e tij nuk është aq sa është regjistruar.
Kanga në të vërtetë quhet Kiaku-Kiaku Kianga dhe është lindur në vitin 1985 në Kinshasa të Kongos, pra është 35 vjeç dhe jo 30, sa ç’pretendon. Tashmë mbetet për t’u parë nëse këto fakte do të konfirmohen zyrtarisht apo jo e më pas do të jetë CAF ajo që do të marrë një vendim.
Gabon national team risks expulsion from AFCON 2021 for fielding ineligible player.
DR Congo reported Gabon to CAF and has proved beyond reasonable doubt that Gabon midfielder Guelor Kanga,30 is Congolese born named Kiaku-Kiaku Kianga born in 1985 (35yr old) in Kinshasa, Congo. pic.twitter.com/suEWmcHdIT— African Sports Today (@africasportoday) April 27, 2021
Kanga është pjesë e skuadrës së Crvena Zvezda prej një sezoni dhe ishte në fushë në ndeshjen që serbët luajtën në Champions League dhe e fituan 0-1 në Tiranë, duke siguruar kualifikimin. Kanga u aktivizua 83 minuta në këtë ndeshje. /abcnews.al