“Ishte ndeshje bandash, hetojeni”, presidenti i Malaga akuzon sërish

schedule14:21 - 10 Prill, 2020

schedule 14:21 - 10 Prill, 2020

Ishte data 9 prill 2013. Luhej ndeshja çerekfinale e Champions League mes Borussia Dortmund dhe Malagës në “Signal Idunna Park”. Takimi përfundoi në shifrat 3-2 për gjermanët, por ndeshja e vërtetë filloi pas përfundimit të takimit.

Goli i dytë i vendasve hapi shumë debate dhe spanjollët kërkonin drejtësi. Ishte mbrojtësi Subotiç, i cili ishte jashtë loje dhe e ndaloi me dorë topin, që asistoi në golin e barazimit. Kjo polemikë ende nuk është shuar, ku ditën e sotme, pas plot 7 vitesh nga ndeshja kërkohet drejtësi.

Është presidenti i Malagës, Abdullah Al Thani, që ka reaguar me një postim në “Twitter”. “Çdokush e di se çfarë ndodhi në atë ndeshje kundër nesh. Ajo ishte një ndeshje bandash dhe kërkojmë të hapet hetim ndërkombëtar. Kërkojmë drejtësi dhe transparencë. Respekte.”, shkruan presidenti, i cili e quan dhe si “Ditën e zezë” 9 prillin e 2013. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!