Ishte ndarë me burrin, por i bashkonte biznesi, si u gjet kokaina në lavatriçe, dyshime për dekonspirim

schedule10:30 - 19 Nëntor, 2020

schedule 10:30 - 19 Nëntor, 2020

Policia sekuestroi në Lezhë 1.2 kg kokainë, ndërsa arrestoi një grua dhe ish-burri i saj u shpall në kërkim. Gazetari i “ABC”-së në Lezhë, Gjergj Figuri mëson se policia kishte informacione se servisi ne pronësi të Dodë Markvukajt përdorej për tregtim narkotikësh dhe për këtë arsye u ushtua kontroll.

Gjatë kontrollit brenda ndodhej vetëm Vera Preka e cila kishte të përshtatur një dhomë si banesë pasi figuronte e ndarë nga bashkëshorti Dodë Markvukaj.

Sasia e lëndës narkotike është gjetur në lavatriçe, e cila ishte në punë për të fshehur gjurmët, gjë e cila dyshohet se është realizuar nga e ndaluara Vera Preka që mendohet se kishte marrë sinjalizime për kontrollin e policisë dhe kishte futur kokainën në lavatriçe.

Policia nuk ka gjetur në banesë të dyshuarin Dodë Markvukaj edhe pse ai ishte në arrest shtëpie për të njëjtën vepër penale të kryer më herët. Dyshimet e para janë se çifti i ish-bashkshortëve përdorte servisin për shpërndarje narkotikësh në sasi të vogla, ndaj dhe vijojnë hetimet./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!