Ishte ndaluar për dhunë, burri qëllon dy oficerë brenda komisariatit të policisë në Paris

schedule07:40 - 10 Maj, 2024

schedule 07:40 - 10 Maj, 2024

Një burrë qëlloi dhe plagosi dy oficerë teksa po mbahej në një stacion policie në Paris. Sipas mediave të huaja, ai mori armën e njërit prej oficerëve dhe qëlloi ndaj tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes.

Policia fillimisht e kishte arrestuar burrin me dyshimin se kishte sulmuar një grua brenda një pallati banimi.

“Ne kemi dy policë të cilët janë plagosur rëndë,” tha të premten shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunez,, duke shtuar se i dyshuari gjithashtu ishte plagosur rëndë.

Mediat franceze raportojnë se policia kishte qëlluar kundër tij pasi i dyshuari hapi fillimisht zjarr./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!