Ishte me grupin e PD dhe u plagos gjatë përleshjes me armë me socialistët, Pavlo Vuksani ish-polic në Shkodër

schedule17:08 - 21 Prill, 2021

schedule 17:08 - 21 Prill, 2021

Personi që shihni në foto është Pavlo Vukasni, njëri nga të plagosurit e përplasjes me armë në Elbasan.

Viktimë e përleshjes mbeti aktivisti i Partisë Socialiste Pjerin Xhuvani. Të plagosurit janë; Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani  50 vjeç, Eltjon Bodinaku  32 vjeç dhe Xhensila Sota 27 vjeçe, punonjëse e policisë.

Në njoftimin zyrtar për mediat, policia e Elbasanit deklaroi se efektivja u plagos në përpjekje për të parandaluar krimin. Në gjendje të rëndë është Eltjon Bodinaku, dhëndri i Pjerin Xhuvanit.

Lexo edhe: Vrasja në Elbasan, kush është Kel Çami në kërkim, përplasja te tregu dhe denoncimi nga PD

Ndërkohë, Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani janë pjesë e shtabit të PD-së në Elbasan, së bashku me autorin.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja, Pavlo Vuksani është ish efektiv i krimeve në DVP Shkodër. Vuksani është larguar nga radhët e policisë në vitin 2013. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!