Një 62-vjeçare nga Belshi, e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Viktima është Xhevaire Bejtja.
Gazetari i “ABC”, Aldo Kozarja raporton se 62-vjeçarja u transportua me ambulancë nga Belshi për në spitalin e Elbasanit pas problemeve shëndetësore.
Mjekët dyshuan për COVID dhe i bënë tamponin, ku rezultoi se ishte e infektuar.
Menjëherë e nisën për në Tiranë, por rrugës për te Infektivi në kryeqytet ndërroi jetë./ Abcnews.al