Ishte luajtur vetëm java e parë, zyrtarizohet rikthimi i kampionatit aziatik

schedule20:17 - 5 Qershor, 2020

schedule 20:17 - 5 Qershor, 2020

Futbolli do të rikthehet edhe në Japoni. Autoritetet vendase dhe Federata, kanë vendosur datën e rifillimit të kampionatit. J-League, elita e futbollit japonez, do të nisë në 4 korrik dhe do të përfundojë në 19 dhjetor.

Dy divizionet më të ulta, J2 League dhe J3 League do të rinisin pak më herët, në datë 27 qershor. Të gjithë ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë, por Federata po punon për rikthimin e tifozëve në shkallët e stadiumeve.

Gjithçka do t vendoset nga ecuria e koronavirusit. Në Japoni është zhvilluar vetëm java e parë e këtij sezoni, që nisi në datë 23 shkurt. Më pas shpërtheu pandemia dhe gjithçka u pezullua. /abcnews.al