Një 41-vjeçar nga Kuçova është arrestuar nga policia pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Ai është kapur nga shërbimet e policisë, në rrugën automobilistike Kuçovë-Ura Vajgurore.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.
“Theu masën e arrestit, bie në prangat e policisë.
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
K.B., 41 vjeç, banues në fshatin Rreth -Tapi, Kuçovë, pasi ky shtetas ka qenë me masën “Arrest shtëpie” dhe u kap nga shërbimet e policisë, në rrugën automobilistike Kuçovë-Ura Vajgurore.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, parashikuar nga neni 323 i Kodit Penal”, njofton policia./abcnews.al