Foto ilustruese
Një 80-vjeçare e cila ishte larguar nga banesa më 29 Dhjetor është gjetur e mbytur paraditen e sotme në breg të liqenit të Shkodrës, në fshatin Dobraç. Sipas policisë 80-vjeçarja me iniciale F.K. vuante nga probleme të shëndetit mendor ndërsa nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:50, në fshatin Dobraç, Shkodër, në breg të liqenit të Shkodrës është gjetur e mbytur shtetasja F. K., 80 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, Shkodër, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kjo shtetase ishte larguar nga banesa që më datë 29.12.2020.
Nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia./mv.abcnews.al