Uniformat blu në Shijak kanë arrestuar ditën e sotme Petrit Lazeri, i shpallur në kërkim për plot nëntë herë. Gjatë kontrollit policia e Shijakut i ka gjetur atij disa makina të vjedhura dhe lëndë narkotike.
Burime bëjnë me dije se Lazeri rezulton i shpallur në kërkim për vjedhje automjetesh, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ai ishte kthyer në makth për qytetarët e Durrësit, Shijakut, ndërsa aktivitetin e tij e kishte shtrirë në qytete si Lushnja, Kavaja dhe Fieri.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjeve ku është përfshirë Lazeri, si dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij./mv. abcnews.al