Ishte kontakti i fundit i çiftit të masakruar, flet për herë të parë ish e dashura e Taulant Pashos

schedule12:10 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 12:10 - 18 Dhjetor, 2020

Vrasja makabre e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, në Itali është një ndër ngjarjet që ka ngjallur shumë debat ditët e fundit në opinionin publik dhe për drejtësinë.

Mediat italiane bëjnë me dije se në lidhje me këtë ngjarje i dyshuari kryesor është djali i çiftit, por akoma nuk ka asnjë detaj apo të dhënë për skemën makabre të krimit.

Ish e dashura e Taulantit është një emër i lakuar së fundmi në mediat italiane si personi i fundit që mund të ketë parë çiftin Pasho, edhe pse një gjë e tillë është kundërshtuar nga ajo. Në lidhje me këtë fakt ka reaguar ish e dashura e taulantit Elona e cila ka deklaruar se nuk ka qenë personi i fundit që ka kontaktuar me çiftin e masakruar Pasho.

“Thjesht shkruaj se nuk jam personi i fundit që i kam parë. Për pjesën tjetër, flisni me avokatin tim” është shprehur ish-e dashura e Taulant Pashos, një nga tre fëmijët e çiftit shqiptar.

LEXO EDHE:Të copëtuar në valixhe, kur prindërit u zhdukën djali luks në Shqiperi, aktualisht në burg

Eshtrat e bashkëshortëve të cilët u hodhën nga autostrada Firence-Pisa-Livorno, pasi u copëtuan në copa dhe u futën në katër valixhe. Ndërkohë që avokati i saj Federico Febbo, u shpreh se ajo është në pritje të një thirrje të karabinierëve për të dhënë dëshminë e saj “vajza është duke pritur një telefonatë nga hetuesit. Së pari ajo do të flasë me ta”.

Ndërkohë sipas policisë është e pamundur për ta të rindërtojnë ngjarjen pa e përfshirë edhe atë. Elona në atë kohë jetonte me të në shtëpinë e të dyshuarit, dhe pikërisht në atë apartament, ajo do të kishte pritur prindërit e të dashurit të saj, të cilit prisnin lirimin e Taulantit nga burgu në 2 nëntor.  Prindërit priteshin për drekë, por nuk u paraqitën asnjëherë.

Elona jetoi vetëm në “via del Pantano” së bashku me qentë e saj të pandarë. Rreth majit 2018,  Taulanti largohet nga banesa në Solliçiano, ku kishte pasur disa probleme me fqinjët për shkak të erërave të këqija shkaktuar nga qentë. Në atë kohë, ai i kishte shprehur shqetësimin e tij avokates, Sabrina Del Fio për fatin e prindërve.

Ndërkaq pas publikimit të të dhënave të fundit, hetuesit kanë konstatuar se Taulanti është në Zvicër, ku u arrestua përsëri për vjedhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!