Një i ri shqiptar është kapur në zonën e Rivergaros në Itali teksa tentoi të vjedhë një palestër.
“Nuk doja të vidhja asgjë, u vonova me miqtë e mi dhe nga frika mos zemëroja mamin, nuk shkova fare në shtëpi. I vetmi vend ku mund të flija ishte palestra Travo, por fatkeqësisht mbërritën karabinierët”.
Ky ka qenë justifikimi i 25-vjeçarit shqiptar përpara gjykatës të cilën mesa duket e ka bindur, pasi vendosi arrest shtëpie për të.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës dhe ka qenë alarmi i palestrës që vuri në lëvizje autoritetet.
Në momentin kur mbërritën oficerët e policisë, gjetën të riun i cili po tentonte të largohej nga një prej dritareve të palestrës por nuk u ka shpëtuar dot.