Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ishte i izoluar në shtëpi, ndahet tragjikisht nga jeta talenti i Atalanta-s

schedule15:57 - 11 Maj, 2020

schedule 15:57 - 11 Maj, 2020

Talenti 19 vjeçar i Atalantas, Andre Rinaldi, është ndarë në mënyrë tragjike nga jeta. Futbollisti italian ishte i izoluar në shtëpi si të gjithë futbollistët e tjerë, kur një problem në arteriet e gjakut i mori jetën.

Mjekët kanë zbuluar se shkaku i vdekjes ka qenë prej një sëmundje të quajtur “Aneurysm”, sëmundje që rrit presionin e gjakut në arteriet kryesore. Rinaldi ishte i huazuar tek ekipi i Serie D, Lugnano.

Pikërisht faqja zyrtare e këtij klubi, e quajti Rinaldin një djalosh të artë, shembull për të gjithë futbollistët e rinj, si brenda fushës, ashtu dhe jashtë saj. Një lajm shumë tragjik për familjen e 19 vjeçarit të ndjerë…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!