“Ishte e qëllimshme”, mamaja e së eliminuarës akuza Albi Nakos

schedule23:48 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 23:48 - 4 Dhjetor, 2021

Muzika që Fiona kishte për interpretimin e sotëm, nuk ishte e zgjedhura për Fionën.

E eliminuara e kësaj të shtune në Dance Reality Show “T’ka mami yll”, është Fiona.

Ishte profesori, Albi Nako, ai që e dha këtë vendim, i cili nuk është pritur mirë nga nëna e saj.

Menjëherë, sapo është thënë emri, Fiona ka lotuar dhe ëma e ka konsideruar të qëllimshëm këtë eliminim. Ajo ka akuzuar Albin se nuk i ka zgjedhur performancën e duhur në krahasim me fëmijët e tjerë.

“Muzika e dhënë për Fionën nuk ishte e duhura dhe e përzgjedhura për Fionën.Ishte e qëllimshme. Unë i pash të gjitha performancat. Nuk isha e kënaqur me performancën që i keni dhënë”, tha mamaja e Fionës.

Ndonëse ky reagim nuk u prit mirë nga Albi, për Fionën kjo eksperiencë do të mbetet e paharruar në memorien e saj./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!