Ishte duke punuar, lëndohet minatori në Bulqizë

schedule12:44 - 31 Maj, 2022

schedule 12:44 - 31 Maj, 2022

Një minator është lënduar gjatë kohës që po punonte në Bulqizë. Policia bën me dije se Besim Toska, 51 vjeç është aksidentuar duke punuar dhe për pasojë ka marrë lëndime në këmbë.

Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës, 51-vjeçari është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 12.00, është dërguar  për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizë, shtetasi B. T., 51 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë.

Shtetasi B. T., pas ndihmës së marrë në spitalin e Bulqizës,  është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!