Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e sotme në Tiranë krejt papritur. Policia bën me dije se i moshuari ka qenë duke ecur me biçikletë kur ka pësuar një arrest kardiak.
Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Me datë 02.02.2022, rreth orës 12:00, në rrugën “Qemal Stafa”, duke lëvizur me biçikletë ka ndërruar jetë shtetasi L. B., 68 vjeç.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /abcnews.al