Ishte dënuar nga gjykata italiane, arrestohet në Lezhë 51-vjeçari. Policia jep detajet

schedule08:20 - 5 Gusht, 2020

schedule 08:20 - 5 Gusht, 2020

Anton Kola 51-vjeç është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

Kola u arrestua nga policia e Lezhës me qëllim estradimin e tij drejt Italisë, ku është dënuar me 6 vite e 10 muaj burgim.

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një tjetër shtetas shqiptar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar dhe një pune të mirorganizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Anton Kola, 51 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, në mars 2011, e ka dënuar me 6 vite e 10 muaj burgim , për veprën penale”Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!