Peruja ka hapur Machu Picchu-n për një turist të vetëm japonez, të cilti iu desh të priste shtatë muaj për të parë vendin e famshëm ndërsa ishte bllokuar në vend. 26-vjeçari Jesse Katayama, kishte planifikuar të vizitonte atraksionin turistik në Mars, po u anulua për shkak të shpërthimit të virusit.
Gjithashtu ai kishte planifikuar të kalonte vetëm disa ditë në Peru, por mbeti në qytetin e Aguas Calientes për shkak të mbylljes së kufijve. Ministri i Kulturës Alejandro Neyra tha se 26-vjeçari u lejua të vizitonte rrënojat e famshme të Inkave pasi një kërkese që kishte paraqitur.
“Ai kishte ardhur në Peru me ëndrrën për të qenë në gjendje për të vizituar këtë trashëgimi kulturore.”, tha ministri në një konferencë për shtyp. Ndërkohë, vendi antik pritet që të rihapet me kapacitet të reduktuar muajin e ardhshëm. xh.d/abcnews.al