Ishte bërë pis, gjyshërit rrahin për vdekje mbesën 5-vjeçare

schedule08:32 - 21 Korrik, 2023

schedule 08:32 - 21 Korrik, 2023

Gjyshërit akuzohen se kanë rrahur për vdekje mbesën e tyre 5-vjeçare. Vogëlushja e pafat u godit dhjetëra herë me rrip, duke i shkaktuar vdekjen. Prokurorët e Illinois zbuluan të hënën detaje të paimagjinueshme në lidhje me vrasjen e 5-vjeçares Jada Moore më 14 korrik, duke thënë se vajza ishte rrahur për më shumë se dy muaj.

Gjyshërit përbindësh u arrestuan dhe u akuzuan për vrasje të shkallës së parë  të shkaktuar nga lëndime të shumta për shkak të abuzimit të fëmijëve.

Krimi i tmerrshëm doli në dritë kur policia dhe ndihmësmjekët u thirrën në shtëpinë e çiftit. Gjyshi ishte personi që telefonoi 911, duke pranuar troç: “Po godita mbesën time të vogël dhe tani ajo nuk po reagon”.

Oficerët e gjetën Jadën e vogël “të shtrirë në divan dhe krejtësisht të zhveshur”. Gjyshi thuhet se i tha policisë se ai filloi të rrihte Jadën pas ishte bërë pis.

Prokurorët i thanë gjykatës se të dy gjyshërit e rrahën Jadën rregullisht me rrip, duar dhe këpucë. Mjeku ka konstatuar se vogëlushja ishte nga koka te këmbët me “mavijosje, gërvishtje dhe plagë në faza të ndryshme shërimi”.

Jada gjithashtu kishte një gjakderdhje në tru. Rrahjet filluan vetëm një muaj pasi Jada qëndroi me gjyshërit e saj, të cilët e morën atë në fillim të prillit, duke i premtuar se do t’i jepnin 5-vjeçares “një jetë më të mirë në shtëpi” pasi nëna e saj, e cila jeton në Atlanta, nuk ishte në gjendje ta rriste.

/abcnews.al